“Trajneri i vitit 2012-2013 në Kroaci, fituesi i Kupës dhe Kampionatit me klubin e mirënjohur evropian, Cibonën, në njërën nga ligat më të forta në regjion, atë të Kroacisë, trajneri Danijel Lutz i është bashkuar KB Pejës”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.
Me ardhjen e trajnerit të ri, sigurisht se do të ketë edhe ndryshime në skuadër. Peja tashmë ka liruar nga klubi Blerim Mazrekun, Dardan Berishën dhe Alban Veselin. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app