LAJMI I FUNDIT:

Peizazhet magjepsëse të cilat duhet t’i shihni me sytë tuaj (Foto)

Peizazhet magjepsëse të cilat duhet t’i shihni me sytë tuaj (Foto)

Kur shikoni peizazhe të bukura nga vende të ndryshme të botës, është vështirë të besoni se disa nga këto peizazhe janë të vërteta.

Ndoshta kjo është dëshira kryesore se përse duam t’i vizitojmë ato vende – për t’u siguruar se vërtet janë aq të bukura si në fotografi.


Prandaj, Telegrafi ju sjellë disa nga vendet më magjepsëse në planet, dhe pasi t’i shihni këto vende, padyshim se do t’i keni në konsideratë për pushimet tuaja të ardhshme:

‘Vala’, Arizonë, SHBA

‘Vala’ është gur ranor në SHBA në kufirin e Arizonës dhe Utah-s.

Ky vend është i njohur mes turistëve dhe fotografëve për shkak të formave shumëngjyrëshe.

Parku ‘Hitachi’, Japoni

Ky park gjendet në lindje të Japonisë, dhe ka një peizazh fantastik. Parku është i njohur për mënyrën se si e ndryshon ngjyrën varësisht nga sezoni.

Pra, ngjyrat e këtij parku janë të ndryshme gjatë katër stinëve të vitit: pranverës, verës, vjeshtës e dimrit.

Plazhi i Kuq Panjin, Kinë

Plazhi afër Panjinit është i njohur në botë për ngjyrën e kuqe të pazakonshme. Nga prilli deri në maj, parku ka ngjyrë të gjelbër, por pastaj gradualisht merr ngjyrë të kuqe në muajin shtator.

Maldivet

Maldivet përmbajnë mijëra ishuj përrallorë ku mund të zhyteni në ujin e kaltër të Oqeanit Indian. Çdo ishull mund të quhet një mrekulli e vogël, dhe çdo ishull përmban freskinë dhe pastërtinë e vërtetë të natyrës!  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori