LAJMI I FUNDIT:

Pegan – dieta e re me rregullin 5-4-3-2-1: Krijon zakone të shëndetshme, humb kilogramët shumë shpejt

Pegan – dieta e re me rregullin 5-4-3-2-1: Krijon zakone të shëndetshme, humb kilogramët shumë shpejt

Dieta Pegan kombinon konceptet vegane dhe paleo të të ushqyerit dhe është shumë efektive kur bëhet fjalë për humbjen e peshës

Ka shumë dieta të cilat na sugjerojnë si të ushqehemi, në mënyrë që sa më lehtë të arrijmë qëllimet tona kur është fjala për bukurinë fizike, pra a keni dëgjuar ndonjëherë për dietën Pegan?


Domethënë, dieta vegane nënkupton moskonsumimi të ushqimit me prejardhje shtazore, ndërsa dieta paleo megjithatë dëshiron ta kthejnë njeriun në ushqimin e lashtë, përkatësisht që të na detyrojë të ushqehemi si paraardhësit tanë.

Këto dy koncepte janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, sepse veganizmi ndalon të ushqyerit me produkte shtazore, ndërsa dieta paleo propagandon në mënyrë rigoroze pikërisht artikujt siç janë mishi dhe peshku., transmeton Telegrafi.

Dieta Pegan aktualisht është trend “i nxehtë” i botës së fitnesit, por i cili angazhohet që t’i pajtojë këto dy ide.

Baza e kësaj diete është ushqimi që ka proteina dhe perime dhe fruta të papërpunuara. Gjatë ditës duhet t’i përmbahemi rregullit 5-4-3-2-1. Çfarë saktësisht do të thotë kjo?

Pra, kjo dietë sugjeron që gjatë ditës të hamë në mënyrën e mëposhtme:

▪ 5 racione me perime (përveç perimeve me rrënjë)
▪ 4 porcione karbohidrate – fruta dhe drithëra (përveç grurit)
▪ 3 porcione proteinash: peshk, pulë, vezë, viçi pa dhjamë
▪ 2 porcione yndyra mono dhe të pangopura (avokado, arra)
▪ 1 racion qumësht soje ose bajame

Përfitimet e dietës

Përparësitë kryesore të kësaj diete janë marrja e ulët e sheqerit, sasia e madhe e fibrave dietike, si dhe mos konsumimi i produkteve që përmbajnë pesticide, antibiotikë dhe hormone.

Ekspertët pajtohen se nëse veganizmi dhe dieta paleo ende kritikohen për shkak të pasojave të këqija të mundshme për shëndetin, dieta Pegan nuk e ka këtë problem, sepse nuk përjashton asnjë lloj ushqimi. Kjo është një dietë që në thelb “hedh” dietën tipike mesdhetare dhe në të cilën përparësi i jepet konsumimit të frutave dhe perimeve të freskëta, si dhe të qumështit dhe produkteve shtazore vendase.

Si ndikon kjo dietë në humbjen e peshës?

Duke qenë se ky lloj ushqimi redukton shumë marrjen e sheqerit industrial, ushqimeve të përpunuara dhe të skuqura, humbja e peshës është e garantuar. Avantazhi i madh i kësaj diete në krahasim me mënyrat e tjera kufizuese të të ushqyerit është se krijon një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin dhe nuk do të ndiheni kurrë të uritur duke ngrënë sipas udhëzimeve të dietës Pegan dhe në të njëjtën kohë centimetrat rreth belit do shkrihet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori