Spanjolli ka pranuar se e ka të vështirë që të përshtatet në lojën e Ligës Premier.

28-vjeçari nënshkroi për Blutë në gusht kur u transferua nga Barcelona, mirëpo përkundër parave të mëdha që pagoi klubi anglez, ai nuk ka arritur të tregohet i rëndësishëm.


“Është vështirë. Është shumë ndryshe nga ajo që jam mësuar (te Barca)”.

“Mirëpo, dalëngadalë, po integrohem, po përshtatem me bashkëlojtarët dhe skuadrën, dhe kjo është më e rëndësishmja”.

“Gjithçka është ndryshe, shumë ndryshe nga futbolli që jam mësuar. Këtu është futbolli shumë fizik, shumë i fortë”, ka deklaruar Pedro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app