Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare është duke u ballafaquar me një numër të madh të fëmijëve që po kërkojnë trajtim për shkak të viruseve të tjerë jo COVID-19.
Por gjatë kësaj jave në këtë klinik janë hospitalizuar edhe pesë fëmijë të infektuar me COVID-19, ndërsa 11 të tjerë kanë kërkuar vetëm shërbim ambulator.
Rufadije Maqastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë për KP thotë se me viruset tjerë që kanë simptoma të njëjta me coronavirus trajtim ambulator brenda ditës po kërkojnë rreth 120 fëmijë, ku prej tyre deri në 35 edhe po spitalizohen për shkak të gjendjes së tyre.
Pediatrja Maqastena-Maxhuni deklaroi se simptomat më të shpeshta të këtyre fëmijëve janë barkqitje dhe vjellje.
“Edhe ne e kemi një fluks bukur të shtuar thuajse ditëve të fundit Klinika e Pediatrisë vazhdimisht ka mbi 100-120 e më tutje vizita brenda 24 orëve, ku diku 25 deri 35 pranime bëhen thuajse çdo ditë.
Prej këtyre fëmijëve e patologjia më e shprehur është që dominon gastroenterite që nënkupton infeksione enteroviroza, bakteriale pastaj pasi të hospitalizohen ato merren analiza dhe dërgohen për ekzaminime qoftë virale, enteroviroza apo bakteriale varësisht se si mjeku i repartit gjegjës dhe patologjisë gjegjëse”, tha ajo.
Vetëm në 24 orët e fundit 16 fëmijë nga mosha 0-9 vjeç kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, prandaj edhe Maqastena-Maxhuni thotë se edhe në këtë klinik janë rikthyer fëmijët që po kërkojnë trajtim spitalor si pasojë e infektimit me coronavirus.
Ajo thotë se aktualisht në Klinikën Pediatrike është i shtrirë vetëm një fëmijë, derisa gjatë gjithë javës janë hospitalizuar 5 raste, ndërsa 11 fëmijë kanë kërkuar trajtim ambulator.
“Atëherë ne kemi fëmijë me COVID të konfirmuar por ata janë të vendosur në repartin gjegjës COVID. Prej tash e 1 javë që patëm rastin e parë të fëmijës me COVID pas asaj valës të përparshme që ishte një pauzë katër-pesë muajshe kur asnjë rast nuk ka qenë patëm rastin e parë dhe menjëherë e riaktivizuam repartin COVID, dhe deri tani 5 raste kanë qenë të hospitalizuar 3 prej tyre pas trajtimit që kanë marr janë lëshuar në shtëpi me këshilla që të vazhdojnë vetëizolim dhe trajtim në shtëpi gjendje stabile.
Për momentin e kemi një fëmijë në repartin COVID dhe ai është në gjendje stabile dhe nuk është me oksigjenoterapi, ndërsa dy ditë më parë në konsultim me infektologun një fëmijë është trajtuar edhe pse ka qenë me moshën pediatrike ai fëmijë ka qenë si adult me fizik dhe është transferuar në Klinikën Infektive për trajtim të mëtutjeshëm…Një fluks më i madh është tek rastet ambulatore… prej të hënës diku 11 raste kanë qenë ambulatore fëmijë të moshave pediatrike të konfirmuar me COVID pozitiv dhe kanë marr trajtimin e duhur”, theksoi ajo.
Duke marrë parasysh që është rritur kërkesa për trajtim spitalor në Klinikën e Pediatrisë, doktoresha Rufadije Maqastena-Maxhuni thotë se tashmë kapacitetet e kësaj klinike janë pothuajse të mbushura me fëmijët që janë prekur nga virus tjerë, jo COVID.
“Pothuajse mbushen kapacitetet por mjekët gjatë vizitave mundohen maksimalisht aty ku është e mundur që fëmija të shkoj dhe trajtimit të vazhdoj në mënyrë ambulatore, apo shtëpiake atëherë me sugjerime e me udhëzime të mjekëve lirohen për t’u liruar edhe hapësira për fëmijë të tjerë. Përndryshe është pothuajse me kapacitete të mbushura”, theksoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë zvogëlohet në Maqedoni
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë