LAJMI I FUNDIT:

Peci prezanton potencialin bujqësor të Kosovës para prodhuesve gjermanë

Peci prezanton potencialin bujqësor të Kosovës para prodhuesve gjermanë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, së bashku me përfaqësuesit e kompanive kosovare, të cilët eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në Gjermani, kanë vizituar kompaninë e frutave, perimeve dhe luleve “Langard” në Dyseldorf të këtij shteti.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci është interesuar për mundësitë e krijimit të bashkëpunimit dhe investimit potencial në vendin tonë, në mënyrë që të krijohen tregje të reja për prodhuesit vendorë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.


Me këtë rast, Ministri është takuar me përfaqësuesit e kompanisë “Langard”, të cilët i ka njoftuar më hollësisht për potencialin që ofron Kosova për investime në sektorin e bujqësisë. Përfaqësuesit e kompanisë kanë treguar interesim për mundësitë e potencialit që ofron Kosova për investim.

Po ashtu nga kjo kompani kanë shprehur gatishmërinë që të ndajnë me prodhuesit kosovarë ekspertizën dhe përvojën e tyre me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

Ndryshe, “Langard” nën ombrellën e vet ka rreth 3,000 punëtorë, 3,000 fermerë të kontraktuar, si dhe 80,000 operatorë në Gjermani dhe në botë. /Telegrafi/