PDSH më 24 maj do të mbajë Kongresin e partisë

Partia Demokratike Shqiptare, e udhëhequr nga Menduh Thaçi, ka mbajtur sot Kuvendin Qendror të partisë, ku është vendosur data e mbajtjes së Kongresit të nëntë, si dhe është formuar këshilli organizativ për përgatitjen e tij.
Sipas zëdhënësit të PDSH-së dhe kryetarit të degës në Tetovë, Visar Palloshi, kongresi do të mbahet më 24 maj në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë.
“Në Kuvendin Qendror u mor vendim për organizimin e Kongresit të 9-të të Partisë Demokratike Shqiptare, i cili do të zhvillohet më 24 maj në Tetovë. Gjithashtu, u formua edhe këshilli organizativ që do të merret me përgatitjet”, deklaroi Palloshi.
Këshilli organizativ do të udhëhiqet nga sekretari i partisë, Sali Ajdini, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe sekretari organizativ Rametulla Kuç, kryetarët e degëve të PDSH-së dhe kryesia e ngushtë e degës së Tetovës.
Kongresi i 9-të pritet të jetë një nga ngjarjet kryesore të partisë, ku do të diskutohen zhvillimet e brendshme dhe drejtimet e ardhshme politike.



















































