LAJMI I FUNDIT:

PDK zyrtarizon kandidaturën e Sami Lushtakut në garën për Skenderajn

PDK zyrtarizon kandidaturën e Sami Lushtakut në garën për Skenderajn

Dega e PDK-së në Skenderaj ka zyrtarizuar kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt.

Kryesia e degës dhe kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.


“Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti. Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e z.Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Skenderaj.

Ambicien edhe për një mandat në krye të Skenderajt e ka shprehur edhe kryetari aktual, Bekim Jashari./Telegrafi/