Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Lëvizjes e Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se ky subjekt politik, në vazhdimësi ka sulmuar Kuvendin, kërcënuar Gjykatën Kushtetuese, e po ashtu policinë.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit”, thotë ai.

Sipas tij, nuk është e çuditshme edhe kërcënimi i mediave.

“E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të ç’kapjes, pastaj institucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës”.

“Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar”, ka shkruar Bytyçi në Facebook. /Telegrafi/