LAJMI I FUNDIT:

PDK: Vetëvendosje po i vjelë tenderët milionësh në Komunën e Prishtinës (Dokumente)

PDK: Vetëvendosje po i vjelë tenderët milionësh në Komunën e Prishtinës (Dokumente)

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot ka vazhduar me denoncimin publik të klientelizmit familjar dhe partiak në Komunën e Prishtinës, e cila qeveriset nga Shpend Ahmeti, ku sipas PDK-së,  miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me Vetëvendosjen.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për furnizimin e vazhdueshëm me dëshmi për rrjetin e krimit dhe korrupsionit në administratën e Prishtinës.


“Qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm se qeverisja e Shpend Ahmetit dhe bandat kriminale të Vetëvendosjes i kanë zhvatur gjatë këtyre 4 vjetëve. Janë të vetëdijshëm se partia Vetëvendosje e ka kthyer Komunën e Prishtinës në servis partiak, ku shpërblehen në mënyrë të kundërligjshme grupet vandalizuese dhe frymëzuesit e militanëve të tyre për sulme ndaj institucioneve”, ka thënë Stavileci.

Ndërsa, Arbana Xharra, ka prezantuar edhe faktet që argumentojnë skemat klienteliste mes zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe grupeve të interesit jashtë saj.

Ajo ka thënë se në këtë rrjet klientelist janë të përfshirë madje edhe familjarë të zyrtarëve që marrin vendime në Komunën e Prishtinës.

“Përmes dokumenteve ne kemi demaskuar këtë rrjet klientelist, që merret me tenderë, me leje ndërtimi dhe me forma të tjera të klientelizmit familjar dhe partiak në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Xharra.

Xharra së pari ka përmendur lidhjet klienteliste familjare dhe bashkëpunimin e kundërligjshëm të Shpend Ahmetit përmes mikut të tij, Ilir Gjinolli, të Dardan Sejdiut përmes djalit të axhës së tij, Milot Sejdiut, si dhe të Ylli Hoxhës përmes dhëndrit të tij, Nol Binakaj, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Planifikim Urban.

Gjithashtu, anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, ka thënë se kryeqyteti po shtrohet me kubëzat e kompanisë së neuropsikiatrit të Vetëvendosjes, Jusuf Ulajt, i cili është edhe kryesues i Komitetit për Shëndetësi në Vetëvendosje dhe ishte edhe kandidat për deputet i tyre.

“Bulevardi mbi Kurriz në Dardani, sheshi Luan Haradinaj dhe bulevardi Perandori Justinian te Katedralja, te tre sheshirat, janë shtruar me kubëzat e kompanisë së Jusuf Ulaj. Gjithashtu, Zyra për Regjenerim Urban ka bërë projekte për Jusuf Ulajn. Prishtina po shtrohet me pllakat e tij. Në kompaninë RUB, Jusuf Ulaj është bashkëpronar edhe me Samir Rexhën, mikun e tij, i cili është edhe njëri prej përfituesve më të mëdhenj në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Xharra.

Miku i kandidatit të Vetëvendosjes, Samir Rexha, me kompaninë “Rexha”, Xharra ka thënë se po i vjelë tenderët e Prishtinës.

“Kompania ‘Rexha’ që katër vjet nuk ka qenë në gjendje ta finalizojë projektin e Bulevardit mbi Kurriz në Dardani. Pra, këta jo vetëm se kanë fituar miliona me tenderë, por as punët nuk i kanë kryer”, ka thënë Xharra, e cila ka ofruar dëshmi sesi edhe drejtori i Shpend Ahmetit, Hysen Durmishi, për gjashtë muaj ua kishte dhënë mbi 1.2 milionë euro ish-kompanisë ku vetë kishte punuar.

Xharra ka përmendur edhe afërsinë e Ahmetit me pronarët e kompanive “Green Door”, ku pronar është Driton Tefiku, si dhe kompaninë “Rraci Ark”, me pronar Kreshnik Rracin, si projektues të shumë projekteve ndërtimore, që i shfrytëzojnë lidhjet e tyre për të siguruar pastaj edhe leje ndërtimore në administratën e Prishtinës.

Ndërsa, nënkryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Shemsi Veseli, ka folur edhe për skandalin e Shpend Ahmetit, i cili i kishte dhënë tender edhe ish-studentes së tij.

Nënkryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Shemsi Veseli, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit, që përkundër frikësimeve, përkundër linçimeve publike dhe terrorit digjital që po ua bëjnë militantët e Vetëvendosjes prokurorëve dhe gjykatësve të Kosovës, t’i kthejnë sytë nga krimi sistematik, që po ndodhë në Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori