LAJMI I FUNDIT:

PDK: Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, mësim se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen

PDK: Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, mësim se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti është një mësim për të gjithë se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen.

Bytyçi thotë se shoqëritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar, transmeton Telegrafi.


“Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajnë taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndryshe, aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit nga kursimet pensionale është duke vazhduar, ndërsa deri tani kanë aplikuar mbi 230 mijë qytetarë.

Aplikimi është i hapur deri më datën 6 prill 2021./Telegrafi/