Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, i cili ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së, ka thënë sot në një konferencë për media se deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti kundër luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, përfaqësojnë mendimin dhe diskursin e lidershipit të VV-së të cilët tash e sa vite kanë njollosur dhe shpifur ndaj gjithë luftëtarëve të lirisë.
Ai tha se deklaratat e Shkëlzen Gashit nuk janë as rast i veçantë, as aksidentale e as rastësore.
“Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t’i quante mercenarë veteranët meqenëse shteti përkujdesej për ta”, ka thënë Bytyçi.
Ai tha se Grupi Parlamentar i PDK do të kërkojë që Kuvendi të miratojë shumë shpejt ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
“Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë”, tha Bytyçi.
“Deklarata e djeshme e bashkëpunëtorit të Kurtit, Shkëlzen Gashi, synonte të përbalte të gjitha figurave politike kundërshtare dhe të manipulonte historinë. Me fjalët e tij ai sulmoi pjesën më të shenjtë kombit, pra Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Bytyçi, raporton Telegrafi.
Më tej ai tha se”nuk është rastësi glorifikimi i Dick Marty-t, dhe akuzat e rënda ndaj UÇK-së të bëra prej Gashit nga dje kanë zënë faqet e para të mediave serbe”.
“Kjo është pjesë tendencave të Beogradit për të fshehur gjenocidin që ka bërë në Kosovë dhe për të barazuar në sytë e botës xhelatin me viktimën. Ne besojmë, se deklarata e Gashit nuk është as rast i veçantë aksidental e as rastësor”.
“Deri sa nuk kemi distancime nga kjo deklaratë, besojmë se qëndrimet e tij janë pjesë përbërëse themelore e bindjeve të lidershipit të Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t’i quante mercenarë veteranët meqenëse shteti përkujdesej për ta”, tha ai.
“Ne dëgjuam deklaratën e nënkryetares së Vetëvendosjes Kollçakut që bënte zëdhënëse e mediave dashakeqe serbe duke i konsideruar kriminelë lufte luftëtarët e UÇK-së. Po ashtu dëgjuam deputeten dhe anëtaren e kryesisë Fitore Pacollin që nëpërkëmbte nënën e dy heronjve Haradinaj. Për më tepër kemi dëgjuar deklarata të zyrtarëve të lartë të kësaj partie që përputhen me interesat anti-Kosovë të Beogradit. Të tilla qenë shpallja e ndarjes së veriut nga zv. kryeministri Abazi. Që propozimi i ministrit Reka për të përmbushur aspiratës shekullore të Serbisë për të pasur një korridor që ofron dalje në Durrës. Që pranimi nga ministri Vitia i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të qindra zyrtarëve të Serbisë si dhe pranimi i lëmoshës prej 1000 teste”, tha Bytyçi.
Ai më tej tha se “dje, në Këshill të Sigurimit, ish-zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq lavdëronte humanizmin e Serbisë me dhënien e testeve. Ndërsa në të njëjtën ditë këshilltari i Kurtit lavdëronte Dick Marty-n dhe njolloste luftën çlirimtare të shqiptarëve”.
“Kjo qeveri e shkarkuar, nga njëra anë ia ka dalë të rikthejë një pjesë të Kosovës nën kontrollin e Serbisë duke lejuar fuqizimin e strukturave paralele dhe shtrirjen atje të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga Beogradi. Ndërsa nga ana tjetër i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik duke orkestruar fushata linçimi për përfaqësuesit më të lartë amerikanë e duke bërë madje që ky shtet mik të vendosi sanksione ndaj popullit më pro-amerikan në botë”.
Bytyçi tha se në të tilla rrethana Partia Demokratike e Kosovës do të rikthejë menjëherë projekt-ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Projektligj ky që nuk mundëm ta miratonim si pasojë e ndërprerjes së parakohshme e të paparashikuar të legjislaturës parlamentare. Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë”.
“Me anën e kësaj nisme ne do mund të nderojmë sakrificën, përpjekjen dhe kontributin e çmuar, të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë