LAJMI I FUNDIT:

PDK: Të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve dhe nga thirrjet për një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën

PDK: Të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve dhe nga thirrjet për një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik dhe të bashkërendojnë veprimet në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

PDK përmes një njoftimi për media ka kërkuar po ashtu që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve, si dhe nga deklarimet për thirrjen e një Konference Ndërkombëtare për Kosovën.


“Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast. Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i shtetit dhe asnjë vendim nuk ka vlerë pa marrë miratimin e deputetëve të tij”, thuhet në këtë deklaratë.

Lexoni të plotë deklaratën e PDK-së:

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të vendit.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie vendin në krizë politike, në kohën kur sfidat me të cilat përballet shteti ynë kërkojnë unitet kombëtar.

Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i shtetit dhe asnjë vendim nuk ka vlerë pa marrë miratimin e deputetëve të tij.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga deklarimet e thirrjes së një Konference Ndërkombëtare për Kosovën. Kjo ide përmban rrezikun real të rihapjes së statusit final të Kosovës, i zgjidhur përfundimisht me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe rrezikun e involvimit të Rusisë në proces.

Kosova shkon në Dialog vetëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, njohjen reciproke, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE dhe NATO.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon edhe një herë nga forcat politike opozitare që t’i marrin përgjegjësisë shtetërore ndaj vendit, për çka kanë marrë votëbesimin qytetar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ta ndalë përdorimin e gjuhës denigruese të zyrtarëve të saj dhe ikjen nga përgjegjësia shtetërore, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga diskursi i saj anti-shtet dhe ta njohë shtetin e Kosovës.

Pozicioni i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë dhe i prerë: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe çdo vendimmarrje duhet të dalë dhe të legjitimohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të delegacionit shtetëror dhe platformës së përbashkët.

Në fund, çdo vendimmarrje e arritur në përfundim të Dialogut me Serbinë duhet të legjitimohet nga vullneti i drejtpërdrejtë i popullit të Kosovës me referendum dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori