LAJMI I FUNDIT:

PDK, parti e luftës apo e ‘aktakuzës’?

PDK, parti e luftës apo e ‘aktakuzës’?

Prej themelimit të saj Partia Demokratike e Kosovës njihej si parti e krahut të luftës nën krahët e së cilës kishte grumbulluar komandantë e ish-udhëheqës të UÇK-së.

Prej kohës kur kjo parti erdhi në pushtet dhe fitoi komuna, disa nga pjesëtarët e saj nuk i patën mirë punët me organet e drejtësisë.

Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Fatmir Limaj, Xhabir Zharku, Bajrush Xhemajli, Nexhat Demaku dhe shumë anëtar të tjerë të PDK-së u bënë cak i hetimeve dhe aktakuzave të ndryshme, duke nisur nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare e deri tek akuzat për krime të luftës.

Ish-nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj në kohën sa ishte ministër në MTPT u dyshua për keqpërdorime të shumta. Ai edhe sot vazhdon të përballet me drejtësinë nga një proces në tjetrin.

Por Limaj prej se u largua nga PDK-ja foli haptas kundër ish-partiakëve duke thënë se ata ia kishin montuar rastin.

Rrustem Mustafa –Remi, u përball me procese gjyqësore, por së fundi e humbi edhe mandatin e deputetit pasi gjykata vendosi që ai të vuante dënimin në burg.

Keq e pësoi edhe Latif Gashi i cili akuzohej për krime lufte dhe që tashmë gjendet në bung.

Sami Lushtaku po ashtu ka pasur dhe ka probleme të shumta me drejtësinë.

Ai është duke vuajtur dënimin  për krime lufte pasi u shpall  fajtor, po ashtu është i përfshirë në një rast penal që ka të bëjë më një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lushtaku pati ikë nga QKUK-ja ku po merrte trajtim.

Ai pas disa ditësh ishte dorëzuar sërish pasi forcat policore të Kosovës nuk guxonin të ndërhynin për ta kryer arrestimin.

Rasti më eklatant është Xhabir Zharku, i cili aktualisht siç duket nga dikur kryetar komune tani është punësuar në qethjen e deleve në Suedi.

Zharku ka vite prej se i ikë drejtësisë. Ai përkundër fakti që akuzohej për vepra penale, jeton i papenguar në Suedi.

Në një aksident komunikacioni kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli i kishte shkaktuar vdekjen një të riu.

Ndonëse u dënua nga gjykata, Xhemajli kishte hezituar që të vuante dënimin duke u shëtitur i lirë neper Prishtinë.

Por në fund, ai vendosi që të mbaj deri në fund dënimin e shqiptuar e që ishte burgim efektiv.

Ish-truproja e Hashim Thaçi tani kryetar i Drenasit, Nexhat Demaku pati probleme të ndryshme me drejtësinë. Ai u akuzua për keqpërdorim të detyrës zyrtare por nga kjo akuzë nuk është që doli shumë.

Më e rënda ishte akuza për krime lufte për të dhe vëllezërit e tij, njëri prej të cilëve Fadil Demaku, deputet.

Për keqpërdorim me prona ishte dënuar edhe kryetari i Prizrenit Ramdan Muja.

Muja akuzohet për keqpërdorim të pronave publike/komunale por edhe ky i fundit ka vazhduar me ankesa në tentim për të hedhur poshtë vendimin kundër tij.

Bajram Mulaku, kryetar i Vushtrrisë poashtu akuzohet me dyshimin e bazuar se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ky rast ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorim të buxhetin komunal duke shtruar rrugë jopublike me kubëza betoni.

Edhe Begzad Sinani kishte probleme me drejtësinë pasi u akuzua për keqpërdorime në vlerën prej 178 mijë eurosh.

Ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi, ishte akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

As kryetari i Lipjanit nuk mund t’iu ikë problemeve me drejtësinë.

Shukri Buja u akuzua dhe pastaj u dënua për fshehje të pasurisë.

Por edhe ndaj të fortit tjetër të PDK-së, Sokol Bashota u hapen hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Për te ende nuk ka aktakuzë.

Por i akuzuari i fundit e që pak kush besonte se do të ndodhë, është Azem Syla njëri ndër njerëzit me të fuqishëm të PDK-së.

Azem Syla po cilësohet nga organet e rendit si udhëheqës i një grupi i cili dyshohet se përmes keqpërdorimit me prona i ka shkaktuar Kosovës hiq më pas se 30 milionë euro dëm, raporton “zeri.info”. /Zeri.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori