Partia Demokratike e Kosovës ka bërë përgjegjës Qeverinë Kurti në ikje për keqmenaxhim të situatës ekonomike gjatë kohës së pandemisë, duke e quajtur të paaftë, jo efikase karshi nevojave të ekonomisë së vendit.
PDK po vlerëson se për shkak të keq menaxhimit të situatës ekonomike gjatë kohës me pandemi nga Qeveria në detyrë, Kosova do të ketë mbi 1 miliard euro humbje në ekonomi dhe mijëra vende pune më pak.
Në konferencën për media, eksperti për ekonomi i PDK-së, Blerand Kadrijaj, ka listuar një varg dështimesh, duke ofruar po ashtu edhe rekomandimet konkrete si të dilet nga kjo situatë.
“Qeveria tanimë e shkarkuar Kurti, e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkak të keq-menaxhimit të buxhetit, e sidomos Pakos Emergjente financiare gjatë pandemisë ka rrezikuar stabilitetin makro-fiskal të shtetit të Kosovës. Qeveria me politikat e gabuara dhe me zbatim të vonuar të Pakos, ka rrezikuar falimentimin e shumë ndërmarrjeve private. Kështu, ka ndikuar në humbjen e mijëra vende të punës e duke i zhytur mijëra shtetas të Kosovës në varfëri”, tha Kadrijaj.
“Edhe pse ekonomia e Kosovës kishte rritjen më të lartë në rajon në vitet e kaluara, e ku parashihej të rritej me mbi 4% në vitin 2020, si rezultat i masave frenuese të ndërmarra nga Qeveria dhe mos implementimi me kohë i pakos emergjente financiare, sipas Bankës Botërore, ekonomia tani pritet të pësojë një rënie mbi 11% sipas skenarit pesimist; rënien me të lartë në rajon. Gjithashtu, skenari i padëshirueshëm vjen si rezultat i vazhdimit të masave frenuese, duke mos e stimuluar ekonominë e vendit përmes politikave adekuate. Në vlera numerike, rënia ekonomike prej 11.3 për qind në Kosovë, do të thotë tkurrje/rënie e BPV prej rreth 800 milion euro për vitin 2020”, tha Kadrijaj.
Kadrijaj shtoi se, sipas parashikimeve do të ketë rënie të mundshme të të hyrave tatimore nga 7.5 e deri në 12.5% të buxhetit vjetor që nënkupton se buxheti i shtetit mund të ketë deri në 200 milionë euro më pak të hyra se sa ato të kalkuluara në muajin shkurt.
“Përkundër qëndrimit zyrtar të Qeverisë së shkarkuar, të cilët kishin deklaruar se varësisht nga kohëzgjatja e problemit me pandeminë, në baza vjetore, parashikimet flasin për një rënie të mundshme kumulative të të hyrave tatimore nga 7.5 e deri në 12.5% të buxhetit vjetor. Në terma monetar, kjo nënkupton që buxheti i shtetit mund të ketë deri në 200 milionë euro më pak të hyra se sa ato të kalkuluara në muajin shkurt”, tha ai.
Kadrijaj thotë se situata aktuale është shumë më e rëndë se sa parashikimi i Ministrisë së Financave.
“Situata aktuale është shumë më e rëndë se sa parashikimi i moderuar i ministrit të Financave. Rënia reale e pranimeve buxhetore në bazë të të dhënave zyrtare, është 242 milion euro, apo 28% më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë për vitin 2019.Sa i përket ekzekutimit të buxhetit, Ministria e Financave dhe Transfereve, ka punuar në kundërshtim me praktikat e mira dhe me teoritë themelore ekonomike, se si të veprohet në kohë të recesioneve”, tha Kadrijaj.
Në këtë konferencë u përmendën disa nga pasojat për ekonominë e Kosovës, si rezultat i keqmenaxhimit, rënia e BPV-së për rreth 800 milionë euro, remitencat rreth 150 milionë euro më pak me trendin aktual për vitin 2020, humbjet buxhetore për 2020 me trendin aktual, mbi 300 milionë euro, humbje të vendeve të punës, falimentimi i shumë ndërmarrjeve vendore, humbjet e investimeve të huaja direkte: Contour Global, 1.3 miliard euro investime në energji, për 5 vjet, dëmet mbi 20 milionë, në rast të humbjes së rastit në arbitrazh, humbja e fondeve të huaja, përfshirë fondet MCC prej 200 milionë euro.
Mbi 150 mijë qytetarë do të varfërohen në Kosovë, sipas raportit të Bankës Botërore. Po ashtu, rrezikohet ulja e pagave në sektorin publik dhe ekzekutimi i pagesave për skemat sociale në tremujorin e fundit, bazuar me trendin aktual të të hyrave buxhetore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?