LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon që për gjashtë muajt e ardhshëm të hiqet TVSH-ja për produktet bazë

PDK kërkon që për gjashtë muajt e ardhshëm të hiqet TVSH-ja për produktet bazë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se opozita ka ftuar debat parlamentar për të diskutuar për ngritjen e çmimeve.

Tahiri ka thënë se janë të vetëdijshëm sesi ka ardhur situata deri te ngritja e çmimeve dhe për këtë nuk e fajësojmë Qeverinë, por atë e fajësojmë për mungesë të veprimeve për të trajtuar këtë krizë.


“Opozita para se me kritiku ka ofruar edhe alternativë. PDK e ka sjell projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar ku kemi propozuar që TVSH-ja në produktet esenciale ushqimore të zbritet nga 18 në 8 përqind. Sot mendojmë që TVSH-ja për produktet esenciale ushqimore duhet të hiqet krejtësisht për gjashtë muajt e ardhshëm”, ka thënë Tahiri.

LVV propozon projektligj për përcaktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, opozita kërkon heqjen e TVSH-së
Lexo po ashtu LVV propozon projektligj për përcaktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë, opozita kërkon heqjen e TVSH-së

Tahiri ka thënë se Qeveria “duhet ta rishikojë dhe vlerësojë drejt çështjen e akcizës në naftë”.

Ai ka thënë se Kosova në pesë mujorin e parë të vitit 2021 ka importuar 287 milionë litra naftë dhe ka paguar taksa prej 32 milionë euro, kurse në pesë mujorin e vitit 2022 (janar-maj), ka importuar  263 milionë litra naftë dhe ka paguar taksa prej 54 milionë euro. /Telegrafi/