Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP), më 26 janar ka publikuar vendimet e fundit bazuar në ankesat që janë parashtruar nga subjektet politike, për shkelje të rregullave gjatë fushatës zgjedhore.
PZAP ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 11 mijë euro në dy raste të ndara.
Ankesa e parë ndaj LVV-së, është parashtruar më 24 janar nga Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë euro, dhe e njëjta obligohet të paguaj gjobën në afat prej 15 ditësh. Ankesa e PDK-së e cila është aprovuar nga PZAP kishte lidhje me kandidaten për deputete nga radhët e LVV-së, Albena Reshitaj e cila në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi nga tubimet e LVV-në, në të cilën shihet një parullë e vendosur me përmbajtjen “Prokuroria e Kosovës e kapur nga hajnat. Qeveria Kurti I qoi në gjykata 250 lëndë 0 dënime të gjithë në Kosovë më 9 shkurt 2025. Votojna 118 atdheu është në rrezik, mërgata votoni LVV”, gjuhë e cila përbën nxitje, urrejtje, ofendim, denigrim dhe shprehë ngjyrime përçmuese ose nënvlerësuese për partitë kundërshtare të LVV-së.
Ndërkaq në rastin tjetër PZAP ka dënuar me 6 mijë euro, Lëvizjen Vetëvendosje pas katër ankesave të dorëzuara sërish nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ankesat janë dorëzuar ndaj kandidatëve për deputetë nga LVV, si Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Agon Batusha e Besim Muzaqi për përdorim të hapësirave publike në këtë rast Klinikës së Neurokirurgjisë, Kuvendit të Kosovës me qëllim të përfitimit të votave.
LVV ka vlerësuar se ankesat janë të pabazuara, megjithatë PZAP ka vendosur ndryshe.
Vendimet e PZAP-it të datës 26 janar 2025 i gjeni KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës

Kryeziu: Zgjedhjet e 9 shkurtit, shembull për Evropën Juglindore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq

Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë