LAJMI I FUNDIT:

PDK dorëzon në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokurorial

PDK dorëzon në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Projektligji për Këshillin Prokurorial ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kushtetuese Projektligjin për Këshillin Prokuroial pasi sipas tyre ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Shefi i Grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri tha se së bashku me përfaqësuesin ligjor të kësaj partie kanë dorëzuar Projektligjin në Kushtetuese sepse gjashtë nene bien ndesh me Kushtetutën,

Ai tha se ky Ligj ende nuk ka hyrë në fuqi, ndërsa me të shtrihet ndikimi i politikës në KPK, raporton Telegrafi.

“Prej themelimit të institucioneve në vend nuk ka pasur tendencë kaq të qartë për të kapur sistemin prokurorial. Konsiderojmë se ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Besojmë plotësisht se argumentet që i ka sjell PDK në draftin që e kemi dorëzuar edhe në ankesë është bazë e mjaftueshme për ta nxjerr në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë”, tha ai.

Këshilli Prokurorial i kërkon Avokatit të Popullit ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e ri për KPK-në
Lexo po ashtu Këshilli Prokurorial i kërkon Avokatit të Popullit ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e ri për KPK-në

Sipas tij, nuk janë marrë parasysh në tërësi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), bëri të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, njofton se komentet e tij ndërlidhen me evidentimet konkrete të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore që janë bërë me anë të këtij ligji, të miratuar më 23 qershor 2022, në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori