LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe LDK me kritika ndaj Projektligjit për Këshillin Prokurorial

PDK dhe LDK me kritika ndaj Projektligjit për Këshillin Prokurorial

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë adresuar një varg kritikash ndaj Projektligjit për Këshillin Prokurorial.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky projektligj siguron prezencë më të fuqishme të politikës në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial.


“Ky projektligj veç një gjë siguron, prezencën e fuqishme të politikës në vendimmarrje në Këshillin Prokurorial. Pse po e them këtë, po e argumentojmë me fakte, neni 6 i këtij projektligji ndryshon përbërjen e Këshillit Prokurorial nga 13 anëtarë sa kanë qenë deri më tani, 10 prej tyre të propozuar nga prokuroritë dhe tre të tjerë të votuar në Kuvend dhe tash kemi zvogëlimin e tyre në shtatë. Në rregull, do të pajtohemi që të jenë shtatë, mirëpo zvogëlimi duhet të jetë proporcional dhe këtë rast, jo katër anëtarë t’i kemi nga Këshilli dhe tre të tjera nga jashtë. Akoma më keq, të kaluarën kur kemi zgjedh dy anëtarë në Kuvendin e Kosovës, njërin e kemi pas nga oda e avokatëve dhe tjetrin nga Fakulteti Juridik. Tash e keni lënë një zyrtari me pesë vjet përvojë pune të konkurrojë dhe me qenë pjesë e Këshillit Prokurorial. Kjo është vërtet degraduese”, tha ai, transmeton KP.

Më i ashpër ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se ky draft-projektligj është ndër dokumentet më jo profesionale.

“Ky draft që na ka ardhur neve përpara është ndër dokumentet më jo profesionale të shkruara ndonjëherë, më jo logjike dhe më kontradiktore në dispozitë prej dispozite… Kush i ka shkruar këto ose lidhje s’ka me drejtësinë ose është i shkencave të bujqësisë ndoshta, jo i kësaj fushe”, thekson ai.

Mirëpo akuzave të tyre iu kundërpërgjigj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Kuvendi i Kosovës zgjedh gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, a është ky politizim? Jo pra nuk është politizim. Unë konsideroj se Gjykata Kushtetuese si institucion është edhe më i rëndësishme… Kuvendi nuk ka mundur që t’i zgjedh as përfaqësuesin nga Oda e Avokatëve dhe as përfaqësuesin nga shoqëria civile. Prandaj ne kemi konsideruar se nuk duhet t’i lihet institucioneve e drejta për të propozuara, duke ditur se për vite me radhë kanë pasur të drejtën dhe nuk e kanë shfrytëzuar”, tha ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori