LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe LDK kërkojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj

PDK dhe LDK kërkojnë shkarkimin e ambasadorit Berishaj

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit kanë kërkuar shkarkimin e Martin Berishajt nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, para deputetëve tha se Kosova nuk guxon të rrezikojë partneritetin me një shtet mik si Kroacia.

“Në kohën kur Kosova e ka një mundësi reale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova është përfshirë në një aferë me përmasa shumë të mëdha. Ambasadori Berishaj duhet të shkarkohet Qeveria dhe Presidenca nuk janë as gjykatës as prokurorë. Z Berishaj pas këtij skandali nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”.


Skandali i ambasadorit Berishaj, PSD me aksion për 'pastrimin e parave': Prejardhja e parave është Beogradi
Lexo po ashtu Skandali i ambasadorit Berishaj, PSD me aksion për 'pastrimin e parave': Prejardhja e parave është Beogradi

Mes tjerash, deputetja opozitare tha se mos shkarkimi i Berishajt paraqet standard të dyfishtë.

“Janë shkarkuar diplomatë vetëm se kanë shprehur qëndrimet e tyre në rrjete sociale. PDK insiston që Berishaj sa më parë të shkarkohet nga detyra e tij”, u shpreh ajo.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të raportojnë tek organet e rendit dhe ligjit.

Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj
Lexo po ashtu Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj

“Sot ambasadori i Kosovës është epiqendra e një skandali meditik e politik në slloveni. I njëjti ka qenë njeri i afër i Lëvizjes Vetëvendosje. Kush është i fajshëm dhe i pafajshëm duhet të vendosin organet e drejtësisë”, deklaroi Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Arsim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori