LAJMI I FUNDIT:

PDK: Derisa Shpendi të përgjigjet për aferat, nuk do t’i ndalim aksionet simbolike (Foto)

PDK: Derisa Shpendi të përgjigjet për aferat, nuk do t’i ndalim aksionet simbolike (Foto)

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, sonte, me rastin e hapjes së parkut rekreativ-sportiv “1 Tetori”, nga ana e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, ia kanë rikujtuar atij “dashuritë e vërteta”, siç janë korrupsioni, tenderët, projektimi dhe realizimin e projekteve nga “dostat” e Vetëvendosjes, siç është edhe kjo qendër.

“Në fushatën elektorale, ‘Rregulloje lagjen tënde’– injohur si ‘fix your street’, ofronte teorikisht llogaridhënien e komunës karshi interesave të qytetarëve për problemet me lagjen e tyre. Por, Shpend Ahmeti, duke qenë ‘i kapur’, nga banda e Dardan Molliqajt dhe Vetëvendosje, këtë ide e transformoi në ‘rrugullo bandën’, duke ua ofruar ‘dostave’ edhe hartimin e projekteve edhe realizimin e tyre dhe duke abuzuar me taksat e qytetarëve të Prishtinës për të punësuar militantët e Vetëvendosjes.


Nga Shpend Ahmeti, kërkojmë ta ndërpres punën simbolike duke ofruar transparencë rreth keqpërdorimeve në ‘Lagjen Kodrina’”, theksoi Leutrim Retkoceri, anëtar i Kryesisë së Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë.

“Para se Shpendi me Klanin e Dostave të prenë shirita të korrupsionit, së pari duhet të sqarojnë keqpërdorimin në ‘Lagjen Kodrina’, të sqarojnë korrupsionin me tenderët e dhënë dostave, me punësimet partiake në komunë dhe në veçanti në arsim. Derisa Shpend Ahmeti të mos japë përgjigje për këto manipulime, as ne nuk do të ndalemi së kërkuari në të gjitha format llogari e transparencë nga ai dhe Partia VV”, theksoi Leutrim Retkoceri.

Ai me këtë rast, edhe ia ka bërë Kryetarit Ahmeti një dhuratë simbolike.

“Në këtë hapje të kësaj qendre, Shpendit i kemi bërë dhuratë topin me mbishkrimet e Korrupsionit, Klanit të dostave, Lejeve të ndërtimit, Shëngjinit, punësimet partiake, çështja e keqpërdorimit të Flamurit shtetëror, keqqeverisjes së Prishtinës dhe keqpërdorimit të vullnetit të qytetarëve. Topi simbolizon lojën e pistë që ai është duke bërë me qytetarët e Prishtinës”, theksoi Leutrim Retkoceri, anëtar i Kryesisë së Degës së Rinisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, duke paralajmëruar kryetarin “e kapur” nga Vetëvendosje, Shpend Ahmetin, se këto dhurata nuk do të ndalen, deri sa të japë përgjigje për çështjet e ngritura rreth keqqeverisjes në komunën e Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori