Komuniteti i shqiptarëve çam përfaqësohet në parlament nëpërmjet Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), si dhe shoqatës patriotike “Çamëria” si organizata më e vjetër, e krijuar menjëherë pas rënies së komunizmit.
Të dy këto organizata janë kontaktuar nga Telegrafi dhe ato kanë mohuar se kanë të bëjnë ndonjë gjë me këtë çështje.
Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU-së dhe Dritan Sejko, nënkryetar i shoqatës “Çamëria” janë shprehur të alarmuar, sepse, sipas tyre, këto veprime dëmtojnë rëndë jo vetëm çështjen çame, por edhe vetë Kosovën.
Sipas përfaqësuesve të PDIU dhe shoqatës “Çamëria”, një veprim si shpallja e pavarësisë së Çamërisë në këto momente kur çështja çame ka hyrë tashmë ne agjendën e Brukselit, nuk bën gjë tjetër përveçse e bën këtë çështje qesharake dhe joserioze në sytë e institucioneve ndërkombëtare, por edhe e bën të rrezikshme, sepse e ndërlidhin me pretendime territoriale separatiste.
“Kjo gjë do na dëmtonte lobimin shumëvjeçare që kemi bërë nëpër botë për ta trajtuar çështjen çame si çështje humanitare, pra si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë zyrtarja e PDIU-së, Mesila Doda.
Kurse, sipas nënkryetarit të organizatës “Çamëria”, bëhet fjalë për të njëjtët njerëz të infiltruar nga agjentura të vendeve armike të cilët sajuan të ashtuquajturën Ushtri Çlirimtare të Çamërisë për të na paraqitur si kërcënim në sytë e faktorit evropian dhe perëndimor.
“Këta bashkëpunëtor të shërbimeve duan ta sabotojnë çështjen çame, duke e paraqitur në opinionin ndërkombëtar si projekt luftënxitës, ndërkohë që ne përpiqemi ta zgjidhim çështjen në rrugë paqësore e ligjore, duke u mbështetur në parimet kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, pritet që këto veprime ta vendosin Kosovën në pozitë të vështirë me ndërkombëtaret, duke e nxjerrë si faktor destabiliteti për rajonin, por edhe duke bërë paralelizma të paqena me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
“Vetë fakti që këtë veprim po e bëjnë në Kosovë e jo në Shqipëri, ku ndodhet komuniteti çam dhe vazhdimi i krahinës jugore shqiptare të Çamërisë, tregon qe ky aktivitet synon te dëmtojë edhe Kosovën sikurse çështjen çame”, ka thënë Sejko për Telegrafin.
Përfaqësuesja e PDIU-së dhe ai i shoqatës “Çamëria” iu kanë bërë thirrje qytetarrëve në Kosovë, që të mos bien pre e këtyre veprimeve që në pamje të parë janë të maskuara si patriotike, por që në të vërtetë dëmtojnë rëndë kauzën kombëtare.
Sipas tyre, Shqipëria tash pret nga Brukseli hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave, prandaj një ngjarje si kjo nuk është rastësore, pasi me shumë gjasa do e dëmtonte rëndë imazhin e shqiptarëve në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza – dyshohet se u vra për gjakmarrje
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'