Partia Demokratike e quan skandal të pashembullt në historinë 25-vjeçare të Kuvendit të Shqipërisë, futjen në kalendarin trejavor të punimeve të reformës në drejtësi.
Duke folur për mediat, kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se ka marrë një informacion ende jozyrtar nga ana e Kuvendit se bëhet fjalë për një lapsus.
“Është një skandal që nuk ka ndodhur në 25 vite. Kemi të bëjmë me një falsifikim të kryer dhe nga kush duhet ta marrim vesh. Sipas informacioneve rezulton që, të paktën ende jozyrtarisht, na është thënë që ka qenë një gabim”, tha Paloka.
Por ky arsyetim nuk e bind Partinë Demokratike.
“Pak e habitshme që të jetë gabim i administratës. Nuk mund të bëjë administrata gabime të tilla dhe nëse do të rezultojë që nuk është gabim, mendoj se gjithsecili ka të dejtë të gjykojë sesa e rëndë është të shohë sesi vepron kjo mazhorancë dhe Edi Rama”, u shpreh ai.
Opozita është në pritje të sqarimit zyrtar nga ana e Kuvendit për të vendosur nëse do të bëjë kallëzim në prokuroria apo jo.
“Nuk e kemi dorëzuar kallëzimin penal në prokurori dhe po presim që zyrtarisht të hiqet nga kalendari trejavor i Kuvendit reforma në drejtësi”, tha Paloka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë