LAJMI I FUNDIT:

PD: Rama i ka bërë gabim llogaritë për taksë e Rrugës së Kombit

PD: Rama i ka bërë gabim llogaritë për taksë e Rrugës së Kombit

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar lidhur me vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Ai thotë se po lexon në media që Kryeministri Edi Rama, ka vendosur të provojë edhe një herë taksën e Rrugës së Kombit.


Sipas tij, Kryeministri i pacipë një muaj pasi u tha “më fal” banorëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës po i provokon sërish.

“Nuk mjafton që katër prej tyre i mban padrejtësisht në burg nëpërmjet veglave të tij në gjyqësor por duhet që ti provokojë me rishfaqjen e taksës. Për Ramën nuk ka rëndësi që banorët e këtyre zonave janë më të varfrit e Shqipërisë. Për të ka rendësi të mbushë xhepat me milionat e gjobës korruptive që ka vendosur për këtë akt të paprecedentë antipopullor dhe antikombëtar. I ke bërë gabim llogaritë Edi Rama. Nuk paske vënë mend nga hera e parë”, shprehet Spaho.

Ai thotë se kur njerëzit humbin çdo shpresë, nuk ka forcë dhe arrogancë që ti ndalë. Spaho e sfidon Kryeministrin dike i thënë se “Harroje që kuksianet apo çdo shqiptar të paguajnë taksë për atë rrugë dhe kanë të drejtë të veprojnë kështu. Kij kujdes se këtë radhë do të të vijnë deri në Tiranë. Dhe nuk do të jenë vetëm…” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori