Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, tha se “kërkesa e Gjykatës së Lartë të Venezuelës për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, zbulon dhe motivin pse kërkohej patjetër kapja e drejtësisë dhe e institucioneve kryesore të pushtetit të tretë”.
“Pse kërkohej me çdo kusht që gjyqtarët e prokurorët të ishin nën urdhërat e kupolës së Rama-Xhafaj, në mënyrë që të pastrohen dosjet e krimit, dosjet e drogës. Ky vendim gjykate sqaron pozicionin e vëllait të kryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, një pozicion kyç në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni. Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja. Në Bolonja, ata kishin shitësit e vet dhe menaxherët e rrjetit. Agron Xhafaj ndihmohej nga një njeri i besuar i tij. Këto fakte janë verifikuar deri në dhjetor 2001”, deklaroi Zhupa.
Zëdhënësja e PD-së shtoi se “një shtetas polak dhe Agron Xhafaj, sipas programit të veprimit të organizatës kriminale kanë dhënë dhe kanë marrë substanca narkotike të llojit heroinë. Heroina, marijuana dhe hashashi transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, duke vijuar pastaj me shpërndarjen e drogës në Itali përmes një rrjeti të trafikantëve shqiptarë, të cilët kishin krijuar bazat logjistike në vende të ndryshme në veri të Italisë (ndër të cilat Parma, Bolonja, dhe Venezia). Në Itali, droga shkonte sipas nevojave të filialeve dhe konkretisht nga Agron Xhafaj shpërndahej në Bolonja. Kështu përshkruhet aktiviteti i vëllait të të Fatmir Xhafës, i caktuar nga Edi Rama për të bërë Reformën në Drejtësi. A ka konflikt më të pastër interesi sesa ky? Pse nuk flet Fatmir Xhafaj për këtë rast? Pse hesht Edi Rama? Hesht sepse për Edi Ramën që ka mbuluar Shqipërinë me drogë, ky nuk është një krim. Hesht sepse vetë gjendet në krye të skemës së 30 përqind të parave për cdo rrënjë kanabis”./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit