LAJMI I FUNDIT:

PD dorëzon listat e plota në KQZ

PD dorëzon listat e plota në KQZ

Partia Demokratike (PD) dorëzoi këtë të martë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e plotësuara dhe të ribëra të kandidatëve për deputetë, duke plotësuar edhe vendet e lëna bosh prej mesnatës së të premtes së shkuar.

Nga 140 kandidatë, listat e reja përbëhen nga 194 kandidatë gjithsej, ku disa qarqe rezultojnë me mbivendosje emrash. Kështu, nga 34 kandidatë, aq mandate sa ka në Parlament, qarku i Tiranës rezulton me 50 kandidatë.


Po ashtu rezultojnë edhe disa qarqe të tjera, duke e çuar në 194 numrin e tyre. Për shkak të tërheqjes së disa kandidatëve në lista orët e fundit, PD është detyruar të bëjë disa ndryshime në renditje, duke zëvëndësuar të larguarit.

Kështu, në listën e qarkut Lezhë, Preç Zogaj ka qënë i pesti në radhitje dhe është zhvendosur i katërti. Në Dibër, vendin e Sulejman Gjanës së dorëhequr dje e ka zënë kandidati Agron Qoku.

Helidon Bushati i Shkodrës zëvendësohet në renditje, duke u ngjitur në vendin e katërt, nga Bardh Spahia. Në vendin e 6-të në këtë listë është shtuar Gjok Uldedaj, që nuk ishte më herët pjesë e listës.

Në vend të Ramiz Çobaj, të tërhequr publikisht nga gara e 25 qershorit është vendosur kandidati Prelë Gjoni, duke bërë që lista e Shkodrës të pësojë ndryshimet më të mëdha.

Në Berat lista po ashtu ka pësuar ndryshime, kështu Bujar Hoxha është zhvendosur në vendin e 4 nga vendi i 6 që ishte më parë.

Sipas administratës së KQZ, në 5 qarqe PD nuk ka respektuar barazinë gjinore në listat e kandidatëve, konkretisht në Fier, Gjirokastër, Berat, Kukës dhe Elbasan, për të cilat PD do të gjobitet sipas Kodit Zgjedhor me nga 1 milionë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të reja gjithsej.

Qarku Lezhë: Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj, Preç Zogaj, Martin Biba, Luigj Gjergji, Enkelejda Rica, Klajti Reçi, Albert Loçi.

Qarku Berat: Eduard Halimi, Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslym Haxhi, Juvina Jani, Monika Qosja.

Qarku Durrës: Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka, Florion Mima, Agron Duka, Vullnet Topalli, Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi, Dejana Burgija, Everest Varaku, Bujar Huqi, Ardian Kokomani, Helenida Sava, Alban Isteri, Agron Loka, Erzen Laçi, Blerim Vogli, Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi.

Qarku Shkodër: Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Nard Ndoka, Gjok Uldedaj, Anton koka, Prelë Gjoni, Isuf Meta, Benardeta Syku, Arvit bushati, Ardit Çybyli, Denis Fani, Aurel Markaj, Denisa Meçi, Orjeta Shkambi, Nikolin Staka, Zef Shtjefni.

Qarku Kukës: Flamur Noka, Isuf Çela, Alban Zeneli, Miftar Dauti.

Qarku Dibër: Dhurata Çupi, Xhemal Gjunkshi, Edmond Isaku, Agron Qoku, Denisa Vata, Halil Jakimi, Jeton Kaloshi, Afrim Pocesti, Bashkim Murati.

Qarku Korçë: Valentina Duka, Ervin Saljanji, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda, Kristiano Koçibelli, Soela Myrtollari, Arlind Çaçani, Marta Male, Andi Përmeti, Erdion Maçolli, Koçi Tahiri, Gazmir Troja, Elvis Pisku, Zamira Mernica, Fogert Hoxha.

Qarku Fier: Enkelejd Alibeaj, Genc Pollo, Myslym Murrizi, Luan Baçi, Olsi Çukaj, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj, Jakup Beqiri, Shkëlqim Krasniqi, Aurora Koroveshi, Altin Malokaj, Elizabeta Kurti, Pandeli Tole, Almer Toska, Klement Çela, Ferdinant Çobo, Ermal Sefa, Endri Jaupaj, Mikel Tabaku, Arjan Karriqi.

Qarku Elbasan: Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitimtar Zekthi, Nada Krypa, Blendi Himçi, Kodhel Çala, Gavrosh Zela, Qani Xhafa, Artmir Krasniqi, Ibrahim Sako, Ismail Çala, Loren Gllavina, Xhaferr Dushku, Sindi Daiu, Vangjel Kallajxhiu.

Qarku Tiranë: Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Shqina, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Sali Berisha, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fuçia, Shkëlqim Hoxha, Ahmet Prençi, Korab Lita, Mirela Dragoni-Tabaku, Barbara Doda, Enkelejda Sallaku, Ndriçim Dushku, Erion Piciri, Genci Gjylsheni, Fisnik Qosja, Lisandër Hoxha, Lulzim Omuri, Vendim Demaj, Artur Roshi, Hysen Kadiu, Dashnor Visha, Indrit Hoxha, Besmira Petriti, Ana Kadillari, Erald Shulla, Ina Haxhija, Ares Ypi, Halit Valteri, Oriona Kurtesi, Sokol Ruka, Ylber Valteri, Kristaq Papa, Selami Jenishehri, Majlinda Halilaj, Besnik Troplini, Zana Prela, Muharrem Doda.

Qarku Gjirokastër: Tritan Shehu, Roland Bejko, Koço Barka, Besnik Aliaj, Qamil Xhelili, Mimoza Çomo, Fatjona Dhimitri, Arjan Kasaj, Vjollca Luke.

Qarku Vlorë: Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Vangjel Dule, Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Adriatik Alimadhi, Hariz Mëma, Matilda Qurku, Lorenc Danaj, Skerdilaid Sulozeqi, Florenc Spahiu, Jolio Dine, Ervis Meço. /Top Channel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori