LAJMI I FUNDIT:

PayPal ndërpret të gjitha shërbimet në Rusi

PayPal ndërpret të gjitha shërbimet në Rusi

Shërbimi i pagesave PayPal ka konfirmuar se më nuk do të operoj në Rusi, pasi ky vend filloi pushtimin e Ukrainës dhe sot kanë hyrë në ditën e dhjetë ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Më herët Samsung pati njoftuar se do të ndalë dërgesat në këtë vend, e ngjashëm janë duke vepruar shumë kompani nga e mbarë bota, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që dje forcat ruse kanë goditur me raketa centralin më të madh bërthamor në Evropës, ku liderët e shteteve perëndimore paralajmëruan se është shmangur një katastrofë tjetër bërthamore, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve ukrainasë.

E në mesin e kompanive që kanë ndërprerë bashkëpunimin me Rusinë janë Chanel, H&M, IKEA dhe Nike. /Telegrafi/