LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht mundësive, të dielave nuk ka interesim për t’u vaksinuar

Pavarësisht mundësive, të dielave nuk ka interesim për t’u vaksinuar

Sot ishte e diela e dytë që qytetarët kishin mundësi të vaksinoheshin. Por pavarësisht kësaj këtë të diel kishte interesim të vogël të qytetarëve për vaksinim.

Udhëheqësi i divizionit për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se pavarësisht që ka termine të lira për vaksinim interesimi i qytetarëve ishte i vogël.

“Ajo që na shqetëson është se interesimi i qytetarëve për vaksinim ditëve të diela është i ulët. Përkundër insistimit që të fillohet vaksinimi edhe të dielave, nuk janë shfrytëzuar as 40% e kapaciteteve të vaksinimit në nivel vendi”, deklaroi Hoti për televizionin publik.

Ata që i kanë marrë vaksinat iu bëjnë thirrje qytetarëve që sa më parë të imunizohen.

“Është për shëndetin tonë të mbrohemi”, shprehet një qytetare që sapo ishte vaksinuar.

“Iu bëjë apel të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të vaksinohen pasi është për shëndetin tonë dhe të tjerëve”, shprehet një i ri.

Ka edhe prej atyre që pas vaksinimit përfundojnë te ekipet e urgjencës.

Sipas mjekëve kjo vjen më shumë nga fobia që kanë nga vaksinimi

“Këto raste i kemi të përditshme, dhe kjo vjen më shumë për shkak të fobisë nga injektimi i vaksinës. Bëjmë ekzaminimin fillestar dhe nëse ka nevojë iu japim edhe terapi”, deklaroi mjeku Haki Dragusha.

Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milionë doza të vaksinës, derisa rreth 440 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori