LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht mjegullës fluturimet realizohen nga Aeroporti “Adem Jashari”

Pavarësisht mjegullës fluturimet realizohen nga Aeroporti “Adem Jashari”

Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Diton Hyseni, ka thënë se pavarësisht mjegullës fluturimet janë realizuar me sukses.

Hyseni ka treguar se deri rreth orës 9:00 janë realizuar operimet e para, 4 shkuarje e dy arritje, shkruan Telegrafi.


“Përkundër mjegullës së dendur rreth e rrotull Prishtinës këndej në aeroport sot jemi me shumë fat, shpresojmë të jemi edhe në ditët në vazhdim! Dukshmëria është në nivelet që mundëson arritje e shkuarje të aeroplanëve në/nga aeroporti sipas planifikimeve tona. Dje shërbyem 5,000 udhëtarë, sot, nesër e pasnesër presim edhe rreth 30,000 udhëtarë në mbi 230 vajtje/ardhje të aeroplanëve”, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/