LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht krizës nga pandemia COVID-19, çmimi i arit vazhdon të rritet

Pavarësisht krizës nga pandemia COVID-19, çmimi i arit vazhdon të rritet

Pavarësisht situatës aktuale dhe krizës ekonomike së shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe pavarësisht faktit se ari ka fituar mjaftë terren gjatë muajve të fundit, Goldman Sachs mendon se metali i verdhë nuk do ta lerë me kaq.

Sipas bankës, ari do të rritet mbi parashikimet paraprake, si pasojë e dobësimit të dollarit.


Në të njëjtën periudhë të vitit që vjen, Goldman Sachs projekton që ari të kuotohet pranë nivelit të 2,000 dollarëve për onz. Ky parashikim vjen pavarësisht situatës më të fundit dhe ngjarjeve të shumta që kanë ndodhur, edhe në tregun e arit.

Importet indiane të arit ranë me 99 për qind gjatë periudhës prill-maj të këtij viti. /Telegrafi/