Rokerët nga New Jersey kanë thënë se pas koncertit në Lisbonë të Portugalisë në korrik, do të tërhiqen për një periudhë dyvjeçare nga skena si grup.

Bateristi Tico Torres ka thënë se nganjëherë duhet të largohesh që njerëzit të të vlerësojnë më mirë. Ndërsa ka shtuar se kjo kohë do t’u shërbejë anëtarëve të grupit që të jetojnë jetën e tyre dhe të ‘rimbushen’.


Ndërkaq, Richie Sambora- kitaristi i bendit pjesë e të cilit janë edhe Jon Bon Jovi dhe David Bryan- ka deklaruar se ky nuk do të jetë fundi i krijuesve të hitit “It’s My Life”, porse ata do të kthehen për të vazhduar me projekte të reja. /Telegrafi/