LAJMI I FUNDIT:

Pauza e kohëpaskohshme nga bërja dashuri është e mirë për martesë të lumtur

Pauza e kohëpaskohshme nga bërja dashuri është e mirë për martesë të lumtur

Martesa pa seks, si edhe lidhjet e tjera pa seks, fatkeqësisht janë dukuri e shpeshtë në shoqërinë e sotme – pak për shkak të orareve afariste të ngarkuara shumë, pak për shkak të grindjeve dhe mospajtimeve ndërmjet partnerëve

Megjithatë, zgjidhja për këtë mund të jetë goxha e thjeshtë, transmeton Telegrafi.


Në të vërtetë, terapeutistja seksuale, Vanessa Marin, propozon agjërim seksi. Me atë rast duhet caktuar kohën në të cilën seksi është i ndaluar – nga më së paku një muaj deri sa konsideroni që mund të përmbaheni.

– Heqja dorë nga seksi në lidhje apo në martesë është e njëjtë edhe sikur t’i ishit qasur tastit “Reset” në jetën tuaj seksuale, shruan Refinery29.

Për secilin kjo është një sfidë e madhe, sepse ideja që nuk mund të bëni seks kurdo që t’ju bjerë në mend, bën që partnerin ta doni edhe më shumë dhe kjo forcon lidhshmërinë e dyanshme – thotë terapeutistja seksuale.

– Klientët dinë të më pyesin cila është kohëzgjatja e abstenimit, mirëpo formulë universale nuk ka, por më mirë është vetëm të trefishohet periudha e cila në të vërtetë kalon nga seksi deri te seksi.

Pra, çifteve të cilët bëjnë seks një herë në javë u këshilloj abstenim prej tri javësh – thotë Marin.

I vetmi dallim i madh midis abstenimit të planifikuar dhe atij i cili vjen si pasojë e grindjeve në lidhje është qëllimi.

Te abstenimi i planifikuar partnerët flasin shumë dhe përkëdhelen dhe shqyrtojnë ndryshimet në jetën seksuale pas përfundimit të “terapisë”. /Telegrafi/