Paul Walker kaloi nga një aktor komercial, në një ylli të televizionit me famë ndërkombëtare me paraqitjen e tij në filmat “Fast & Furious”.

Jenni Rivera është një këngëtare më e njohur për lënien e gjurmëve të saj në zhanrin e muzikës rajonale meksikane, duke shitur më shumë se 20 milionë disqe në mbarë botën.


Dhe të premten u njoftua se të dy do të nderohen pas vdekjes me yje në bulevardin “Hollywood Walk Of Fame” në 2023, shkruan DailyMail. 

paul walker 2000 Foto: Getty

Në total, ishin 24 të famshëm të rinj që u nderuan në klasën e vitit 2023, zbuloi Dhoma e Tregtisë së Hollywoodit, siç raportohet nga Deadline.

Paneli përzgjedhës zgjedh çdo vit një grup të nderuarish që përfaqësojnë zhanre të ndryshme të botës së argëtimit.

59221197 10929237 image m 67 1655532213598

Walker, i cili ishte 40 vjeç kur vdiq në një aksident automobilistik në Los Angeles në nëntor 2013, ishte në mesin e shtatë artistëve që hynë në kategorinë ‘Motion Pictures’.

Të tjerër që do të nderohen me yje përfshijnë: Vince Vaughn, John Waters, Uma Thurman, Bill Pullman, Ludacris dhe Juanita Moore.

Rivera ishte vetëm 43 vjeç kur u vra në një aksident avioni pranë Monterrey të Meksikë në dhjetor të 2012.

59221215 10929237 Massive breakthrough Walker reached international stardom in the a 12 1655537533115

Kryesuesja e listës së albumeve më të mirë latinë të Billboard lansoi 12 albume në studio midis 1999 dhe 2011 që rezultuan me vlerësime të shumta, duke përfshirë katër nominime për “Grammy Latine”.

Rivera u zgjodh në kategorinë e regjistrimit së bashku me Lenny Kravitz, Marc Anthony, Irving Azoff, Sheila E, Jonas Brothers, Blake Shelton dhe Charlie Wilson.

59221193 10929237 Hollywood fixtures The Hollywood Walk Of Fame now consists of mo a 11 1655537532825

“Walk Of Fame” në Hollywood tani përbëhet nga më shumë se 2,700 yje me pesë cepa, të ngulitur në trotuare përgjatë 15 blloqeve të bulevardit dhe tre blloqeve të Vine Street në Hollywood.

Bërja e listës për të marrë një yll nuk rezulton gjithmonë që ai person të marrë një të tillë. Secili marrës ka dy vjet për të planifikuar ceremonitë e tij nga data e përzgjedhjes së tyre, që do të thotë se disa prej tyre mund të mos marrin vendin e tyre në ose afër Bulevardit Hollywood deri në vitin 2024.

59221191 10929237 image a 64 1655532138917

Secili kandidat ka një tarifë prej 50,000 dollarë, e cila zakonisht paguhet nga organizata nominuese, në fondacionin bamirës të ‘Hollywood Historic Trust’ për krijimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e yllit. /Telegrafi/