Çifti i njohur Tuna dhe Patris Berisha janë shumë të lumtur që pranë tyre kanë tashmë mrekullinë më të madhe që ua ka dhënë Zoti, djalin e tyre Tianin.

Çdo ditë, ata shfaqen pranë njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi kanë vendosur të vizitojnë murin e famshëm të pikturuar në rrugën B në kryeqytet.


Në disa fotografi që Patrisi ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram, ai shihet se sa me dashuri e trajton Tunën, ndërsa Tiani gjendet para tyre në karrocë.

Duket se çifti po shijojnë momentet më të bukura të jetës së tyre nën gjirin e ngrohtë të familjes, në qetësi dhe larg zhurmës mediatike apo aktiviteteve muzikore. /Telegrafi/

patriss e1496156785454

tunna