LAJMI I FUNDIT:

Patozi: I kërkova Metës të ndryshonte ligjin e dosjeve, propozimi u hodh poshtë me konsensus

Patozi: I kërkova Metës të ndryshonte ligjin e dosjeve, propozimi u hodh poshtë me konsensus

Astrit Patozi ka komentuar lidhur me pretendimet e Autoritetit të Dosjeve se Ilir Meta figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“Disa vite më parë, kur shqyrtohej ligji i dosjeve në parlament, në cilësinë e deputetit të opozitës, i pata kërkuar Ilir Metës, si kryetar Kuvendi, që verifikimin ta fillonim nga deputetët, si përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit. Propozimi im sigurisht që nuk u përfill dhe pati një injorim total, jo vetëm prej tij dhe prej maxhorancës socialiste të kohës, por çuditërisht edhe prej grupit parlamentar të PD. Konsensus i plotë, me një llaf”, shkruan Patozi në Facebook.


“Sot, më shumë se kurdoherë tjetër, është rasti për të provuar se investimet serioze nuk shkojnë dëm asnjëherë. E thënë me gjuhë popullore, hidhe të mirën në det, se ta kthen kripa në gjellë. Edhe pse ndoshta pa asnjë përfitim konkret, duhet theksuar se nuk është pak asnjëherë që të mbjellësh farën e një qasjeje të re të moralit politik në një shoqëri të traumatizuar nga deformimet e tmerrshme për shkak të abuzimit me pushtetin. Të cilat, jo rastësisht, në Shqipërinë e këtyre 30 vjetëve kanë për autorë dhe protagonistë subjekte me hije të tmerrshme të integritetit të figurës së tyre”./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori