LAJMI I FUNDIT:

Patozi: Gara për PD-në është një farsë, Basha s’e bën vet atë që ia kërkoi Ramës

Patozi: Gara për PD-në është një farsë, Basha s’e bën vet atë që ia kërkoi Ramës

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që gara për kryetarin e kësaj partie të zhvillohet vetëm mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit.

Ky vendim lë jashtë garës Astrit Patozin, që publikisht kishte shprehur vullnetin e tij për të kandiduar, por më parë, sipas tij, duheshin plotësuar disa kërkesa.


Emri i Astrit Patozit nuk është marrë në shqyrtim nga Kryesia, pasi siç ka thënë Edi Palokam Patozi nuk ka dorëzuar dokumentat. Vetë Patozi e quajti këtë qesharake.

Patozi thotë se nuk ka asnjë rregull që kërkonte dorëzimin e dokumenteve për t’u regjistruar në garë.

“Nuk ka qenë një rregull për këtë, dhe unë jam i bindur, por edhe nëse do të ishte, unë nuk do ta paraqisja. Kjo cështja dorëzove formularin apo jo është groteske. Kjo është finalizim i një vullneti për ta çuar drejt një farse elektorale që tani është ngjarje e sigurtë”, u shpreh ai.

Patozi e konsideroi këtë si “më keq sesa farsë”. Ai tha në Top Story përballë Sokol Ballës se do të vazhdojë së bashku me mbështetësit e tij përpjekjet për të futur procesin e zgjedhjes së kryetarit, sipas tij, në shinat statutore.

Astrit Patozi solli në kujtesë një fjalim të kreut të PD-së gjatë protestës së mbajtur në çadër, ku kërkonte largimin e Edi Ramës për t’u hapur rrugën, sipas tij, zgjedhjeve të lira dhe të ndershne.

“Atë që i kërkoi Ramës, Basha nuk e bëri vetë. Nuk u largua për të patur një garë. Ai duhet të japë dorëheqjen”, tha ai.

Patozi tha se ka patur përpjekje për marrëveshje nga ana e Bashës.

“Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e zotit basha që më kanë propozuar që basha është i prirur që të ketë një marrëveshje dhe të vazhdojmë përpara. Nuk kam hyrë në këtë garë për ambicie personale për pushtet. Nuk kam patur kurrë një agjendë personale”, u shpreh ai. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori