LAJMI I FUNDIT:

Patëllxhan i qëruar: Kjo është sallata nr. 1 për zahiretë e këtij viti!

Patëllxhan i qëruar: Kjo është sallata nr. 1 për zahiretë e këtij viti!

Do të keni sallatën e preferuar dimërore

Patëllxhani është perime e shkëlqyer për përgatitjen e shumë recetave me shije, por edhe me shumë vlera ushqyese, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– 4 kg patëllxhanë;
– 10 domate më të mëdha;
– 10 speca të kuq;
– 5 hudhra;
– 3 speca djegës (sipas dëshirës);
– 1 filxhan sheqer;
– 2 lugë kripë;
– 1 filxhan vaj;
– 150 ml uthull 9%.

Përgatitja:

Pritni patëllxhanin në rrathë, radhisni në tabaka dhe çdo rrethi qitni pak kripë.

Lëreni të qëndrojë që teprica e lëngut të kullohet, pastaj derdheni lëngun dhe lëreni që patëllxhani të thahet mirë.

Perimet e tjera lani, qëroni, hiqjani farat dhe kërcejtë e specave dhe të gjitha pritni dhe bluani.

Patëllxhanin radhiteni në një tenxhere, sipër qitni tretjen e bluar të perimeve, shtoni erëza dhe uthullën dhe nxeheni.

Perimet do të lirojnë ujë, andaj duhet zier rreth 30 minuta derisa lëngu të avullojë.

Mos lejoni që uji të vlojë, por zieni në zjarr mesatar. Kur uji të vlojë, patëllxhanin dhe tretjen e specave me lugë radhisni në kavanoza të sterilizuar, mbyllni dhe mbështillni me batanije që të qëndrojnë ashtu derisa të ftohen.

Të ftohura vendosni në një vend të ftohtë dhe të errët. /Telegrafi/