Nuk dihet a është më e mirë shtesa me peshk apo me mish! Përbërësit:- 500 – 600 g patate;- 1 kungulleshë e vogël;- 1 qepë;- 1 domate e vogël;- 1 spec i kuq;- hudhër pluhur;- kripë;- piper;- erëza të thata,- vaj.Përgatitja:

Pastroni patatet dhe kungulleshën dhe pritni në rrathë, shtoni erëzat e thata dhe kripën, piperin, hudhrën dhe vajin dhe të gjitha bashkoni mirë.


Specin priteni në pjesë të mëdha, si edhe qepën, pastaj qitni kripë. Radhisni në një tepsi të cilën e keni lyer me vaj.

Përzieni të gjitha dhe radhisni në mënyrë alternative në tepsi.

Bashkojeni edhe domaten e prerë. Qitni vaj dhe piqeni në 220 gradë Celsius rreth një orë.

Mbulojeni me folie 15 – 20 minutat e parë, pastaj hiqjani folien që të piqet dhe të skuqet mirë në lëngun e vet. Është fantastike.

Me patate shkëlqyeshëm shkon edhe supa e shijshme dhe ndonjë peshk.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.