LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti jeton në shtëpi të vëllait dhe ka vetëm katër mijë euro në bankë

Shpend Ahmeti jeton në shtëpi të vëllait dhe ka vetëm katër mijë euro në bankë

Në mesin e personave zyrtarë të cilët kanë bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Skoda Superb” në vlerë prej 8000 euro të cilën e ka blerë nga të hyrat që i ka marrë nga punësimi në vitin 2009.


Kryetari i Prishtinës, ka deklaruar se posedon 4,200 euro para të gatshme në bankë, ndërkaq 2,000 i posedon bashkëshortja e tij.

Nga paga vjetore që merr si kryetar komune, Ahmeti ka deklaruar se 17,336 euro si dhe 2,140 euro nga shpenzime te rimbursuara nga Komuna. /Telegrafi/