LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e tre zëvendëskryeministrave të Kosovës

Pasuria e tre zëvendëskryeministrave të Kosovës

Tre zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Emilija Rexhepi, e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Besnik Bislimi


Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se posedon dy banesa në pronësinë e tij, njëra në vlerë 120 mijë euro dhe tjera në vlerë 20 mijë euro.

Këtë të fundit ai ka thënë se e ka blerë me kredi në vitin 2013, ndërsa banesën tjetër e ka ndërtuar në vitin 2020.

Bislimi gjithashtu ka deklaruar se ka një veturë në vlerë 15 mijë euro të blerë me kredi në vitin 2019 si dhe një tjetër të blerë në vitin 2011, në pronësi të bashkëshortes.

Zëvendëskryeministri ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 16 mijë e 384.83 euro nga pozita e tij në Qeveri, dhe 3 mijë e 312.28 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendi.

Ndërsa, si profesor në Universitetin Amerikan, Bislimi ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 20 mijë e 120 euro.

KËTU mund ta shihni pasurinë e Bislimit.


Donika Gërvalla-Schwarz

Zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherit ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se posedon truall në vlerë të 20 mijë eurove, arë me vlerë 15 mijë euro, pyll në vlerë të 10 mijë eurove si dhe shtëpi me vlerë 80 mijë euro. Të gjithë këtë pasuri ajo ka thënë se e ka trashëguar nga familja.

Gërvalla-Schwarz gjithashtu ka deklaruar se ka një veturë në vlerë 7 mijë euro të blerë nga të ardhurat personale.

Kryediplomatja ka thënë se ka 100 për qind të aksioneve në biznesin individual “Alblingua UG” si dhe 851 para të kursyera në bankë.

Ajo po ashtu ka deklaruar se merr pagë vjetore 1 mijë e 280 euro nga pozita në Qeveri dhe 13 mijë e 867 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendi.

KËTU mund ta shihni pasurinë e Gërvalla-Schwarz.


Emilija Rexhepi

Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka deklaruar se posedon tetë parcela toke, shtëpi dhe lokal – që të gjithja në pronësi të bashkëshortit të saj.

Sipas saj që ka deklaruar Rexhepi, gjithë këtë pasuri ai e ka trashëguar në vitin 2018.

Zëvendëskryeministrja gjithashtu ka thënë se ka një veturë Mercedes Benz në vlerë 15 mijë euro në pronësi të bashkëshortit, të blerë në vitin 2016.

Ajo po ashtu ka deklaruar se merr pagë vjetore 16 mijë e 520 euro nga pozita në Qeveri dhe 2 mijë e 248 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

KËTU mund ta shihni pasurinë e Rexhepit./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori