Pastroni sa më shpesh timonin, është pjesa më e ndotur në enterierin e makinës (Foto)
Timoni mund të jetë edhe më i papastër, se sa ulësja e guaskës së tualetit
Shpesh ka mundur t’ju ndodhë, që të hyni në makinën e dikujt dhe të jeni të pakënaqur me nivelin e pastërtisë, transmeton Telegrafi. Apo edhe ju vet e bëni të njëjtën, duke mos e pastruar sa duhet enterierin.
Shumë pronarë të veturave, kujdesen t’i pastrojnë përjashta, por jo të bëjnë pastrimet e domosdoshme edhe në brendësi. CarRentals.com ka bërë një hulumtim me 1,000 shoferë, për të zbuluar se sa shpesh i pastrojnë veturat.
Shifrat alarmuese tregojnë se 31 për qind e pastrojnë makinën vetëm një herë në vit, teksa 12 për qind e tyre nuk e kanë pastruar asnjëherë. Arsyeja pse duhet të pastrohet vetura, është më e rëndësishme se që mund të mendoni.
Ne enterier jetojnë më se 700 baktere, që nënkupton se nëse hani ushqim mund t’i ekspozoheni një numri shumë të madh rreziqesh. Po që se ushqimi zbrazet dhe i ekspozohet diellit, gjithçka shumëfishohet dhe rreziku nga sëmundjet është edhe më i madh.
Nëse llogaritet numri i baktereve për centimetër katror, krahasuar me objekte tjera që zhyten shumë shpesh, rezultat del të jetë shumë i tmerrshëm. Timoni i një makine të zakonshme, ka 629 CFU, apo koloni baktersh për centimetër katrorë, që është niveli më i lartë i papastërtisë në veturë.
Kjo është gjashtë herë më e papastër se sipërfaqja e telefonave të zgjuar, katër herë më e papastër se ulësja e guaskës së tualetit dhe dy herë më e papastër se butonat e ashensorit. Megjithëse pastrohet shpesh, timoni zhytet sërish kur prekni gjëra tjera.
Nëpër pompat e zakonshme të benzinës, gjenden 11,815 herë më shumë papastërti se mbi ulësen e guaskës së tualetit, që nënkupton se sa herë ndaloni për benzinë, mund të sillni edhe shumë ndotje mbi timon. Të dhënat janë marrë nga pronarët për veturat e tyre, teksa në veturat që ndahen me të tjerë dhe ato që merren me qira, shifrat e ndotjes janë edhe më të mëdha.
Që të jeni të sigurt në aspektin e pastërtisë, duhet të kryeni larjen e domosdoshme, fshirjen me fshesë elektrike të tapicerive dhe karrigeve. Mbani në mend se edhe çelësat janë shumë të papastra, andaj duhet t’i lani sa më shpesh që mundeni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi