LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i aparatit tretës pas festave të fundvitit është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes

Pastrimi i aparatit tretës pas festave të fundvitit është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes

Të gjithë kemi nevojë të pastrohemi dhe të gjithë mund të përfitojmë nga pastrimi. Po pse detoks?

Në ditët tona, stili i jetës së pashëndetshme mund të jetë burim i shumë problemeve shëndetësore. Për shumë arsye, trupi grumbullon toksina, me gjithë luftën e organizmit për t’i eliminuar.

Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detoks është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes.

Por a i njeh përfitimet e detoksifikimit? Nuk është asnjëherë vonë për ta filluar.

Përfitimet e detoksikimit

∙ Humbje peshe
∙ Ul nivelin e kolesterolit
∙ Ndihmon tretjen
∙ Eliminon dhimbjet e shpinës
∙ Lëkurë më e pastër
∙ Largon ekzemën
∙ Përmirëson shëndetin mendor
∙ Eliminon parazitët
∙ Përqendrim më i mirë
∙ Redukton nivelin e sheqerit në gjak
∙ Ul inflamacionin
∙ Qetëson dhimbjet e muskujve
∙ Redukton artritin
∙ Përmirëson gjumin
∙ Largon mendimet negative
∙ Eliminon toksinat dhe metalet e rënda

Pastrimi i aparatit tretës nga toksinat është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes në fillimvit. Dietat moderne, zakonisht përbëhen nga proteina, me ushqime të përpunuara, duke çuar kështu në një sistem të tejngopur tretës dhe në probleme të rënda në zorrë.

Mungesa e fibrave në ushqimet që hamë kontribuon në fryrje dhe probleme serioze me tretjen, këshillon Class.

Po ashtu, toksinat nxisin në komplikime serioze shëndetësore si koliti, ulcera, deri edhe në kancer të zorrës së trashë. Që trupi ka nisur të grumbullojë më shumë toksina e tregojnë edhe sëmundjet tona të zakonshme, siç janë migrena, lodhja, pagjumësia, stresi, ekzema, aknet, sistemi i ulët imunitar, alergjia etj.

Përfitimet e një dietë detoks janë me të vërtetë çudibërëse. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori