I pastrehu fitoi një vend pune, publikohen pamjet që tregojnë gëzimin e tij (Video)


Në internet janë shfaqur disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë se si një i panjohur, që thuhet të jetë i pastrehë, i cili nga gëzimi kërcen nëpër rrugë, pasi i ishte dhënë mundësia për punësim.
Videoja tregon gjendjen e dhimbshme të të pastrehut i cili është shumë i lumtur pasi fitoi një vend pune, duke u gëzuar aq shumë, njëjtë sikurse një fëmijë kur gëzohet kur dikush i jep ndonjë dhuratë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dikë të cilit kompania kishte vendosur t’i jepte një shans të pastrehut, për një fillim të ri.
Aaron Doyle, i cili punon në kompaninë "NJMP Central" në MIdland, i cili e ka shpërndarë videon në internet ka thënë se bëhet fjalë për një histori të vërtetë.
Ai ka treguar se i pastrehu tani jeton në një shtëpi të të pastrehëve, dhe merr ushqimin nga kisha. /Telegrafi/





































