LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e tërmetit dhe cunamit në Indonezi, rrugët e qytetit për pak sekonda shndërrohen në lumenj – qytetarët vrapojnë për ta shpëtuar kokën (Video)

Pasojat e tërmetit dhe cunamit në Indonezi, rrugët e qytetit për pak sekonda shndërrohen në lumenj – qytetarët vrapojnë për ta shpëtuar kokën (Video)

Një video e re që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaq cunamin që goditi Indonezinë javën e kaluar, dhe njerëzit që vrapojnë si të çmendur nëpër rrugët e lagjeve të cilat për pak sekonda shndërrohen në lumenj.

Tërmeti prej 7.5 magnitudë kishte goditur ishullin Sulawesi, rreth 1,500 kilometra në verilindje të kryeqytetit të vendit Xhakarta, kurse vendi që besohet se e ka pësuar më së shumti ishte qyteti Palu, transmeton Telegrafi.


Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur autori i videos filmon rrugët e qytetit Palu nga kati i tretë i shtëpisë, të cilat për pak sekonda shndërrohen në lumenj nga dallgët mbi 8 metra të larta që shkaktohen nga cunami.

Disa persona që ishin në rrugë pasi kishte ndjekur nga afër festivalin e përvitshëm të organizuar në plazh, bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar valëve që shkatërronin gjithçka para vetes, dhe kamionët e veturat i shtynin sikur të ishin lodra.

Raportohet se edhe ura që shihet në video është shembur nga uji i rrëmbyeshëm që kalonte nëpër të, kurse numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami ka arritur shifrën alarmante prej mbi 1,400 personave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori