LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e stuhisë në fshatrat e Vushtrrisë – banorët ndihmohen me litar për të dalë nga shtëpia

Pasojat e stuhisë në fshatrat e Vushtrrisë – banorët ndihmohen me litar për të dalë nga shtëpia

Stuhia e këtyre dy netëve në fshatrat e Vushtrrisë ka shkaktuar dëme tepër të mëdha në shtëpi, kultura bujqësore dhe në infrastrukturë.

Dhe siç thuhet në faqen e Facebook-ut “Komuna Vushtrri – faqja zyrtare”, ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrfikësit janë në terren duke i dalë në ndihmë banorëve.

Po në këtë faqe janë publikuar edhe disa pamje në të cilat shihet një oborr i mbushur me ujë, nga i cili banorët, ndihmohen me litar për të dalë nga shtëpia.

Po ashtu në këtë faqe në Facebook bëhet e ditur se ekipet e FSK janë autorizuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri Anton Çuni të jenë në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të prekur, duke shtuar se është aktiv edhe komisioni komunal për vlerësim të dëmeve.

“Kryetari Tahiri sonte ka biseduar me telefon me Kryeministrin Avdullah Hoti, pas gjendjes se krijuar me vërshime në Dumnicë, Stanoc të Epërm e fshatra tjera të Vushtrrisë ku ka kërkuar ndihmën e Qeverisë për kompensim të dëmeve”, thuhet në njoftimi e publikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori