Kompania ajrore Ryanair me qendër në Dublin, për shkak të kufizimeve të udhëtimit në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19 në vitin fiskal 2020 pritet të pësojë humbje prej mbi 1 miliard dollarë.

njoftimin e kompanisë thuhet se fluturimet e kompanisë në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 janë zvogëluar me 78 për qind.

Ryanair në vitin fiskal 2020 që filloi në prill 2020 dhe do të përfundojë në mars 2021 do të pësojë humbje prej 850 milionë euro deri 950 milionë euro.

Sipas kompanisë kjo është humbja më e madhe që nga viti 2009.

Njoftimi rikujton se qeveria ka rritur kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë ndërsa viti fiskal mes periudhës prill 2020-mars 2021, pritet të bëhet viti më i vështirë i kompanisë në 35 vitet e fundit. /Telegrafi/