LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e nivelit të ulët të testosteronit

Pasojat e nivelit të ulët të testosteronit

Edhe pse konsiderohet hormon seksual mashkullor, testosteroni tajitet te pjesëtarët e të dy gjinive - te meshkujt në testise, ndërkaq te femrat në vezore dhe në gjëndrat mbiveshkore - dallimet janë në sasinë dhe përqendrimin e tij. Mungesa e testosteroneve shkakton probleme të shumta...

Niveli i ulët i testosteronit diagnostikohet kur niveli i testosteronit është më i ulët se 300 nanogramë në 1 decilitër. Andropauza, reduktimi i prodhimit të testosteronit në njëfarë mënyre mund të krahasohet me menopauzën tek femrat, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa femrat ndiejnë rënien drastike të nivelit të estrogjenit në moshë të caktuar, te meshkujt rënia e nivelit të testosteronit ndodh gradualisht.


Nëse rënia e nivelit të testosteronit ndodh më shpejt se sa duhet, vjen deri te shfaqja e një vargu të simptomave:

Dëshira e zvogëluar për seks – Me kalimin e viteve shumica e meshkujve ndien zvogëlimin e dëshirës seksuale. Te meshkujt me nivel të ulët të testosteronit, reduktimi i dëshirës seksuale ndodh papritmas dhe vërehet më së shpeshti.

Vështirësitë në arritjen e ereksionit – Edhe pse testosteroni nuk është i vetmi përgjegjës për arritjen e ereksionit, ai stimulon receptorët e trurit për të prodhuar molekula që nxisin ereksionin. Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë gjendje të ndryshme që vështirësojnë arritjen e ereksionit, duke përfshirë trashjen, diabetin dhe arterosklerozën.

Vëllimi i ulët i spermës – Është shumë e thjeshtë: sa më e lartë të jetë shkalla e testosteronit, prodhimi i spermës po ashtu është më i madh. Meshkujt me shkallë të ulët të testosteronit kryesisht vërejnë reduktimin e vëllimit të spermës gjatë ejakulimit.

Rënia e flokëve – Humbja e flokëve është pjesë natyrore e plakjes për shumë meshkuj. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit mund të vërejnë humbjen e qimeve në zonën e fytyrës dhe trupit, dhe jo vetëm në kokë.

Lodhja dhe mungesa e energjisë – Nëse shumicën e kohës jeni të lodhur, pavarësisht sasisë së gjumit, ose keni vërejtur që e keni më vështirë të lëvizni apo të motivoheni për ushtrime, është e mundshme që bëhet fjalë për nivel më të ulët të testosteronit.

Humbja e masës muskulore – Pasi që testosteroni luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e muskujve, niveli i testosteroneve mund të shkaktojë humbjen e masës muskulore dhe dobësimin e muskujve, veçanërisht të atyre në zonën e duarve, këmbëve dhe gjoksit.

Rritja e përqindjes së yndyrave në trup – Edhe pse shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar arsyen e saktë, supozohet që po ashtu bëhet fjalë për reduktimin e nivelit të testosteronit në trup. Prandaj, nëse masa muskulore reduktohet, do të reduktohet edhe djegia e yndyrave dhe kalorive, çka shkakton rritjen e përqindjes së yndyrave në trup.

Reduktimi i masës eshtërore – Meshkujt të cilët me vite kanë nivel të ulur të testosteronit kanë rrezik më të madh nga fraktura e eshtrave, veçanërisht në zonën e ijëve, këmbëve dhe brinjëve.

Ndryshimet në disponim – Femrat kryesisht vërejnë ndryshime të shpeshta të disponimit dhe mungesë të koncentrimit gjatë menopauzës, kur në trupin e tyre bie niveli i estrogjenit. Meshkujt me nivelin e ulët të testosteronit ndiejnë simptoma të ngjashme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori