LAJMI I FUNDIT:

Pasiguritë e fermerëve në Shqipëri, investimet të rrezikuara nga rritja e çmimeve

Pasiguritë e fermerëve në Shqipëri, investimet të rrezikuara nga rritja e çmimeve

Dy vëllezërit fermerë, Altin dhe Artur Meto nga fshati Qarr, Fier kanë vendosur që të kultivojnë grurë dhe misër në sipërfaqe të mëdha të lëna djerrë prej vitesh.

Të nxitur edhe nga mungesat e tregut, ata janë kthyer nga emigracioni vetëm për të punuar me këto kultura bujqësore.

Rritja e menjëhershme e çmimeve të punëve në bujqësi, si plehrave dhe inputeve, kanë vënë në dilemë investimin e tyre.

Në këtë periudhë tregu ndërkombëtar i drithërave është në krizë, ku fermerët fierakë po shfrytëzojnë më mirë sipërfaqet e tokave fushore.

Ata kanë marrë ish-tokat djerrë me qira për t’i mbjellë ato me misër ose grurë.

“Ne zgjodhëm dhe jemi kthyer nga emigrimi për të arritur qëllimin dhe të punojmë këtu. Por nuk jemi të sigurt deri ku mund të arrijmë me këto çmime”, tha Arturi.

Ata kanë marrë me qira 17 hektarë tokë nga fondi i tokës arë, prej rreth 6 mijë hektarë tokë e lënë djerrë nga 35 mijë hektarë tokë të punuar në Bashkinë Fier.

Vëllezërit kanë mbjellë dhjetë hektarë misër dhe 7 hektarë me grurë, por rritja e papritur e çmimeve të punimeve të tokës, me rreth 40%, ka sjellë një kosto prodhimi shumë të lartë.

Altini tha se çmimet janë rritur me 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ku misri ka qenë me vlerën prej 5 mijë lekë të vjetra dhe është rritur duke kapur vlerën 7mijë lekë të vjetra.

“Janë rritur çmimet 40 % në krahasim me vjet. Ne vjet i kemi punuar me 12 mijë lekë të vjetra dynymi plugimin dhe 12 mijë lekë të vjetra frezimin. Mbjellja e misrit ka qenë me 5 mijë lekë, sivjet ka vajtur me 7 mijë lekë, dhe kultivimi me 7 mijë lekë. Arrin një vlerë shumë të lartë, janë mbi 40% punime më lartë”, tha Altini.

Rritje të çmimeve kanë pësuar plehrat dhe inputet bujqësore.

Altini ka shtuar se inputet bujqësore kanë qenë të larta të cilat nuk ka mundur t’i blejë për shkak të çmimeve të larta.

“Plehun vjet e merrnin me 40- 43 mijë lekë të vjetra, sivjet e marr me 130 mijë lekë të vjetra. Në këto dhjetë hektarë me misër unë dua një sasi të madhe plehu. Inputet bujqësore janë të larta që unë nuk i arrij dot që tu hedh tani, pasi jemi edhe në fazën e kultivimit. Kultivimi i parë do 25-30kg ure, edhe kultivimi i dytë do 25-30 kg ure. Ne nuk arrijmë dot, ne do ta lemë të paktën ti japim 40 kg të dyja duart e kutivimit. Nuk e arrijmë dot se janë çmimet shumë të larta”, tha Altini.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Ekstensionit Bujqësor, në Bashkinë Fier u mbollën vitin e kaluar 3680 hektarë me misër dhe u përfituan 25.150 ton.

Ndërsa këtë vit sipërfaqja e mbjellë është rritur me 4 mijë hektarë.

Në rang Qarku u mbollën në vitin 2021, 10. 970 hektarë me misër, me një prodhim prej 79 250 ton, ku këtë vit në rang qarku sipërfaqja e mbjellë me misër shkon rreth 12 mijë hektarë. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori