LAJMI I FUNDIT:

Pasi u zgjua nga koma, gruaja nuk e njohu burrin e saj – por u dashurua në të dhe do të martohen përsëri (Foto)

Pasi u zgjua nga koma, gruaja nuk e njohu burrin e saj – por u dashurua në të dhe do të martohen përsëri (Foto)

Një grua e Oklahomës, kujtesa e së cilës u fshi nga një aksident që e la në koma, është gati të “ripërtërijë” jetën e saj, muajin e ardhshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Angela Sartin-Hartung, 55 vjeçe, u godit tragjikisht nga një makinë policore, duke kaluar në rrugën në kryqëzimin e York Avenue dhe 72 Street, në tetor të vitit 2013.


Kur Sartin-Hartung, e cila aktualisht është e martuar me Jeff Hartung, u zgjua nga koma, ajo nuk kishte asnjë kujtesë të burrit të saj apo të dekadës së kaluar me të së bashku.

Madje gruaja besonte se ajo ishte ende e martuar me burrin e saj të parë, i cili tani është i vdekur.

Që nga tragjedia, çifti ka punuar për të rindërtuar marrëdhëniet e tyre, dhe Sartin-Hartung tha se ajo është dashuruar me bashkëshortin e saj.

“Kujtesa ime është ende krejtësisht e fshirë dhe më duhet shumë për të kujtuar gjërat”, ka thënë ajo.

“Kam fotografi në të gjithë shtëpinë të Jeffit me mua, dhe ai është vetëm një njeri kaq i mirë. Kjo më bën qaj”.

Ajo tha se dëshiron që historia e saj të frymëzojë të tjerët që kanë përjetuar përvoja traumatike dhe që ata të dinë se ka shpresa për të ardhmen. /Telegrafi/