LAJMI I FUNDIT:

Pasi u godit nga uragani Florence, Trump viziton Karolinën e Veriut – u shpërndanë ushqim qytetarëve (Foto/Video)

Pasi u godit nga uragani Florence, Trump viziton Karolinën e Veriut – u shpërndanë ushqim qytetarëve (Foto/Video)

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar zonën e prekur nga uragani Florence, me ç’rast u përshëndet me qytetarët të cilëve u shërbeu ushqim si dhe inkurajoi të gjithë ata që ishin detyruara t’i braktisin shtëpitë.

Trump është parë duke i shtrënguar duart me vullnetarët që po ndihmonin banorët e Karolinës së Veriut, si dhe duke biseduar me qytetarët të cilët i shprehnin brengat e tyre, transmeton Telegrafi.

SHBA-të së fundmi janë prekur nga uragani i fuqishëm Florence që shkaktonte erëra të forta që lëviznin me 300 kilometra në orë, duke shkatërruar gjithçka para vetes.

Trump është zotuar para qytetarëve të Karolinës së Veriut se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmohen nga autoritetet lokale, me qëllim që të mund të rikthehen nëpër shtëpi dhe të vazhdojnë jetën.

Ai gjithashtu është parë shumë i afërt edhe me të rinjtë, që e ndalnin në rrugë për ta përqafuar dhe bërë foto me të parin e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori